INSPIRE Seria e Childhub: Edukimi seksual është më shumë sesa mbi seksin – Projekti YELON

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
10 Jan 2019
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Bernadett Fodor, Redaktore; udhëheqëse e programit Yelon në Fondacionin Hintalovon
Organizatori: 
ChildHub

Rreth webinar-it:

Ky webinar është i pari nga seria INSPIRE e cila do të prezentojë shtatë strategjitë për të ndalur dhunën kundër fëmijëve. Webinari i parë do të prezendojë strategjinë Nr. 7 “Edukim dhe Aftësi Jetësore” përmes projektit hungarez YELON ofruar nga Fondacioni Hintalovon për të Drejta të Fëmijës. Projekti informon dhe ofron ndihmë për të rinjtë e moshave 10 – 18 vjeç mbi njohuritë rreth trupit të tyre, vetëvetes, seksualitetit dhe mardhënieve me të tjerët. Webfaqja dhe aplikacioni për telefon bëjnë që këta të rinjë të kenë qasje të lehtë në informata dhe përmes të këtyre dy kanaleve të komunikimit ata mund të përdorin live-chatin, i cili ofrohet nga vullnetarë të trajnuar profesionalisht.

YELON trajton nocionin e seksualitetit në një mënyrë holistike e cila është e pandashme nga trupi, vetëvetja, mardhëniet dhe intimiteti. Gjithashtu ofron informatat e duhura në mënyrë profesionale dhe të besueshme e cila është e përshtatshme për moshën e këtyre të rinjëve. Për të ndihmuar prindërit të jenë në hap me fëmijët e tyre në këtë aspekt si dhe për të qënë pjesë e edukimit seksual në shtëpi dhe shkolla, një faqe e veçantë ju është dedikuar prindërve dhe të rriturve që kujdesen për fëmijët. YELON trajton edukimin seksual te fëmijëve si pjesë të pandashme të zhvillimit dhe mirëqenies së tyre të përgjithshme. Përmbjatja e ofruar në website adreson çështje të cilat jo vetëm që mund të ndihmojnë në zhvillimin e personalitetit, mënyrën se si të rinjtë e shohin trupin e tyre dhe seksualitetin, por edhe të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin integritetin e njëri-tjetrit (çështje në lidhje me dhënien e pëlqimit seksual, bulizmin, abuzimin, ngacmimin, ndëshkimin fizik, etj.)

Rreth prezantueses:

Bernadett Fodor ka qenë pjesë e programit për 2 vite, së pari si redaktore e artikujve, e më vonë si kryeredaktore përgjegjëse për organizimin e zhvillimit dhe publikimit të përmbajtjes në website. Ajo është bërë udhëheqëse e projektit YELON në nëntor të 2018. Është e diplomuar për Gjuhë Angleze, Menaxhim Kulturor dhe Studime Publicistike, e gjithashtu ka përfunduar trajnime në Fondacionin Hintalovon për të Drejta të Fëmijës, si p.sh. mbi abuzimin ndaj fëmijëve, adoleshencë, etj.

Rreth serisë INSPIRE:

Në janar, Childhub prezenton paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE përfaqëson një qasje që bazohet në evidencë për revitalizimin, përqendrimin dhe rritjen e përpjekjeve multisektoriale për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës kundër fëmijëve. Kjo paketë është zhvilluar në bashkëpunim me WHO, CDC, Partnershipin Global për të Ndalur Dhunën ndaj Fëmijëve, PREFAR, PAHO,  UNICEF, UNODC, USAID, Së bashku për Vajzat (TfG), dhe Bankën Botërore (WB). Paketa është produkt i bashkëdyzimit në mes të këtyre agjencive bashkëpunuese dhe prezenton evidencën më të mirë e cila gjendet deri më tani.

Këto janë shtatë strategjitë e serisë INSPIRE:

1) zbatimi i ligjeve,

2) normat dhe vlerat,

3) ambiente të sigurta,

4) mbështjetje për prindërit dhe kujdestarët,

5) të ardhurat dhe fuqizimi ekonomik,

6) reagimi dhe shërbimet mbështetëse, dhe

7) edukimi dhe aftësitë jetësore.

Këto shtatë strategji të bazuara në evidencë shoqërohen nga dy strategji ndërvepruese: Bashkëpunimi miltisektorial si dhe monitorimi e vlerësimi. Dokumenti thelb i INSPIRE përcjellet me INSPIRE Librin e Implementimit, i cili tregon qartë si të selektohen dhe zbatohen intervenimet nga secila prej shtatë strategjive. Gjithashtu, ka të bashkëngjitur një mori treguesish, mbi të cilat bazohet ndikimi i këtyre strategjive.

Këtu mund të lexoni të gjitha materialet e INSPIRE

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin poshtë për t’u regjistruar në webinar. Disa ore para webinarit ju do të pranoni një e-mail me vegzën e dhomës së webinarit dhe instruksionet se si të anëtarësoheni. Anëtarësimi në webinaret tona është i lehtë dhe kërkon vetëm 1 ose 2 minuta. Mund të bëheni pjesë e webinareve nga kompjuteri, tableta, ose telefoni mobil.

Këtu mund të shihni se në sa ora fillon webinari bazuar në zonën kohore ku ju jetoni.

 

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: