INSPIRE - Shtate Strategjitë për Ndalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve

hollësi

Data:  01 Dhj 2016 Botuesi:  WHO Lloji i publikimit:  Guide / Guidelines / Principle

 

"Imagjinoni sikur u zgjuat këtë mëngjes me titujt e lajmeve se shkencëtarët kane zbuluar një sëmundje të re,
dhe se deri në 1 miliard fëmijë në mbarë botën jane ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje çdo vit. Dhe si rezultat - gjatë rrjedhës së jetës së tyre - këta fëmijë jane në rrezik më të madh të sëmundjeve mendore dhe çrregullimeve të ankthit, sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, sëmundjet infektive si HIV dhe problemet sociale si krimi dhe droga. Nëse do të kishim një sëmundje të tillë, çfarë do të bënim? E vërteta është se ne kemi një "sëmundje" të tillë. Është dhuna kundër fëmijëve. Dhe një nga gjërat e para që do të bëjmë është nxjerrja e provave që tashmë kemi per te nderrmarre veprime të menjëhershme, efektive dhe të qëndrueshme për të parandaluar një dhunë të tillë "- Ky eshte teksti hyres i grupit të punës që ka hartuar dokumentin strategjik INSPIRE: Shtatë Strategjitë për Zhdukjen e Dhunës ndaj Fëmijëve

Ky dokument strategjik i bazuar në dëshmi mbi parandalimin dhe reagimin ndaj abuzimit të fëmijëve vjen në shërbim të të gjithëve që angazhohet të punojë me fëmijët - nga politikëbërësit, tek profesionistët e linjes se pare. Shtatë strategjitë janë: Zbatimi i ligjeve; Normat dhe vlerat; Mjedise të sigurta; Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëve; Të ardhurat dhe forcimi ekonomik; Përgjigje dhe shërbime mbështetëse; dhe Edukimi dhe aftësitë jetësore.

Ky dokument eshte produkt i bashkëpunimit ndërmjet 9 agjencive të mëdha të përfshira me të Drejtat e Fëmijëve në Botë

Numri total i faqeve: 
108
Gjuhё(t) e materialeve: 
English
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: