[Shqipëria] THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME FAZA II

This content was suggested by: 
07 Jan 2019
Source: 
Tdh Albania

 

Fondacioni Terre des hommes, Misioni në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) po zbatojnë projektin “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Objektivat kryesore të këtij projekti të mbështetur nga fondet e BE-së nën Instrumentin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të OJFve që veprojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe të rolit të tyre në ngritjen dhe zbatimin e projekteve për mbrojtjen e fëmijëve dhe forcimin e familjes.
  • Fuqizimi i OJF-ve që punojnë për të drejtat e fëmijëve për të qenë drejtues të ndryshimit, përmes mbështetjes më aktivitete për rritje kapacitetesh dhe advokuese, me qëllim promovimin e praktikave të mira në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe forcimin e familjes

Në këtë kuadër, Terre des Hommes në Shqipëri, hap Thirrjen e Dytë për Projekt Propozime nëpërmjet skemës së Sub-Grantimit. Thirrja do të qëndrojë e hapur gjatë periudhës 7 Janar, 2019 deri në 7 Shkurt, 2019.

Nëpërmjet skemës së sub-granteve, projekti do të financojë projekte të mesme, sipas fushave përkatëse tematike.  Buxheti i përgjithshëm për këtë faze të dytë Thirrjes për Projekt Propozime është 98,000 EUR.

 

Buxheti indikativ i vënë në dispozicion në këtë Thirrje për Propozime duhet të bjerë sipas shumave minimale dhe maksimale si më poshtë:

  • Sub-Grante mesatare (10,000 -14,000 EUR) (deri në 7).

Afati I fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 7 Shkurt, 2019 ora 17:00

 

Dokumentat e aplikimit dhe informacionin më të detajuar për mënyrën e aplikimit mund ti gjeni ketu bashkengjitur ose në adresat që vijojne: www.tdh.ch; www.anttarc.org; facebook të Terre des hommes Albania dhe Terre des hommes Europe.

Dokumentёt e bashkangjitura: 

Ky projekt është financuar nga: